BallinaLajmeEksperti amerikan: Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiqi dhe Putini

Eksperti amerikan: Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiqi dhe Putini

Të ngjajshme

Lufta në Iran: Pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën

Pasojat ekologjike të konfliktit në Iran ende nuk janë...

Presidenca ndryshon emrin e faqes në Facebook, stafi i ish-Presidentes Osmani jep sqarim

Pas lajmit se u.d. presidentja Albulena Haxhiu bëri ndryshimin...

Thashetheme për shtrimin e Trumpit në spital, reagon Shtëpia e Bardhë

A është dërguar me të vërtetë Donald Trump në...

Bedri Hamza uron qytetarët e besimit të krishterë: Gëzuar Pashkët me paqe dhe harmoni

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, ka deklaruar se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një ujdie që do ta transformonte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq. Phillips, tutje ka deklaruar se presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiqi dhe Putini duke menduar se rregullimi i kufirit është një opsion i mundshëm

Pretendimet se Rusia do ta përkrahte një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të fazës finale të dialogut, e cila do t’i siguronte vendit njohje nga fqinji verior dhe një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), i kundërshton eksperti amerikan i politikës së jashtme, shkruan sot gazeta “Zëri”

David L. Phillips, i cili ka qenë këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka deklaruar për “Zërin” se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një marrëveshjeje që do ta transformonte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq.

Ai ka shtuar se mbështetja e idesë për ndarje të Kosovë gjithashtu i përshtatet qëllimit strategjik më të gjerë të Rusisë, pasi që, siç thotë Phillips, do t’i nxisë përçarjet në shoqërinë kosovare që mund të rezultojë në dhunë, duke diskredituar kështu projektin e Kosovës.

“Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiqi dhe Putini duke menduar se rregullimi i kufirit është një opsion i mundshëm. Kjo nuk është zgjidhje. Rregullimi i kufirit do ta dobësojë Kosovën dhe do të krijojë ndarje në shoqërinë kosovare”, shprehet Phillips.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz