BallinaLajmeVarroset viktima e aksidentit të djeshëm në Podujevë, familja e të ndierit...

Varroset viktima e aksidentit të djeshëm në Podujevë, familja e të ndierit ia fal gjakun

Të ngjajshme

Presidenca njofton se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Pas përfundimit të mandatit të Presidentes së mëparshme, profilet...

Çalhanoglu po ndihet mirë fizikisht, e ka rikthyer formën optimale

Hakan Çalhanoglu ka folur për momentin e tij tek...

Një aksident i rëndë që ndodhi në mes dy veturave ditën e djeshëm në Shtedim të Podujevës, mori jetën e 73 vjeçari.

Automjetet që u aksidentuan mes vete ishin duke garuar me një shpejtësi të madhe.

Vdekjen e tij e konfirmuan edhe Policia e Ksoovës, përderisa ngjarja në fjalë u mbulua nga afër nga ekipi i Indeksonline.

Ndërsa sot kur edhe u bë varrimi i të ndjerit, Januz Zeka, familja Zeka të cilët humbën familjarin e tij, i falën gjakun familjes Muçiqi nga Podujeva.

Pikërisht në momentin kur po bëhej ceremonia e varrimit të 73 vjeçarit, familja Zeka fali edhe gjakun duke mos lënë kështu hapësirë për ndonjë mosmarrëveshje të mëtutjeshme në mes tyre, raporton Indeksonline.Ndryshe si pasojë e këtij aksidenti të djeshëm pësuan lëndime trupor edhe dy persona të tjerë, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë sot arrestimin e dy shoferëve të cilët po ngisnin veturat garuese./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz