back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi: Vartësit e kryeministrit t’i kryejnë punët për çka janë aty...

Memli Krasniqi: Vartësit e kryeministrit t’i kryejnë punët për çka janë aty e mos të bëhen analista

Të ngjajshme

LDK-ja në Malishevë propozon Fetah Rudin dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin për deputetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka zyrtarizuar këngëtarin e...

Ardon Jashari titullar, publikohen formacionet e ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sonte në Kupën e Italisë. Kjo...

Netanyahu emëron kreun e ri të Mossadit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të enjten se ndihmësi...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh shef i deputetëve të partisë më të madhe në koalicion, Memli Krasniqi, i ka ftuar vartësit e kryeministrit Ramush Haradinaj që mos të merren me analiza në media por t’i kryejnë punët në qeverisje, pasi për këtë për këtë u kanë dhënë përgjegjësi.

“Nuk ju takon vartësve të Kryeministrit me u ba analista e as me u marrë me spekulime. As me ligjëru çka është interes i Kosovës, se e dijmë ne pak më mirë se ta. Le t’i shikojnë punët e qeverisjes se për atë ju kemi dhënë përgjegjësi e aty ka punë mjaft”, ka thënë Krasniqi për Express.

Kjo përgjigje e Memli Krasniqit vjen menjëherë pas deklarimeve të Avni Arifit, shefit të stafit të kryeministrit Haradinaj si dhe të zëvendësministrit të Mbrojtjes nga radhët e AAK, Burim Ramadani.

Dy zyrtarët e AAK-së kanë komentuar sot për atmosferën e takimit ndërmjet tre krerëve të shtetit të Kosovës me nënsekretarin amerikan David Hale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz