back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaSportFerit Keta i pamposhtur, “thyen” me “Knockout” teknik argjentinasin Zarate

Ferit Keta i pamposhtur, “thyen” me “Knockout” teknik argjentinasin Zarate

Të ngjajshme

OPTA parashikon favoritët e Botërorit 2026

Spanja është favoritja e madhe për të fituar Botërorin...

Bia Khalifa – Labit: Ti s’je burrë, por burrito

Në debatet me Labin është përfshirë edhe Bia, e...

Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kritikoi sot ashpër...

Gjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë nis në shkurt të vitit 2026

Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër...

12 fitore në 12 takime. Ferit Keta arriti të mposhtte me k.o teknik në raundin e pestë kundërshtarin e tij, argjentinasin Zarate, duke qenë ende i pamposhtur në raundin ndërkombëtar.

Në duelin e zhvilluar në Spanjë, boksieri kuqezi arriti një fitore me dominim total ndaj rivalit të tij në ring, që nuk ishte për asnjë moment në gjendje t’i bënte ballë Ketës.

Keta u kuptua që në fillim që do të diktonte ritmin në ring dhe, pasi la pothuajse pa frymë kundërshtarin në raundin e dytë, vazhdoi goditjet e furishme deri në raundin e pestë, kur Zarate u dorëzua me k.o teknik, duke mos mundur dot të vazhdonte duelin.

Një tjetër fitore për Ferit Ketën në peshën “cruiser” në ringun ndërkombëtar, që e konfirmon atë si të pamposhtur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz