BallinaSportSkema e çuditshme e ekipit që i’a mohoi golin e sigurt Messit

Skema e çuditshme e ekipit që i’a mohoi golin e sigurt Messit

Të ngjajshme

Conte mund të rikthehet në stol te Italia

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Antonio Conte po tundohet...

Lufta në Iran: Pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën

Pasojat ekologjike të konfliktit në Iran ende nuk janë...

Presidenca ndryshon emrin e faqes në Facebook, stafi i ish-Presidentes Osmani jep sqarim

Pas lajmit se u.d. presidentja Albulena Haxhiu bëri ndryshimin...

Nuk është më një rastësi që Lionel Messi nuk shënon gola nga goditjet e dënimit, madje edhe kur ato janë të vendosura në pozicionin e preferuar nga ylli argjentinas i Barcelonës.

Rasti më flagrant është ai i ndeshjes së të shtunës mbrëma ndaj Rayo Vallecano, e fituar nga katalanasit me rezultatin 3-1.

Lionel Messi ekzekutoi një goditje dënimi, në pozicionin e preferuar të tij dhe me stilin e konsoliduar si të suksesshëm, por çuditërisht topi u ndal nëpërmjet skemës mbrojtëse të kundërshtarit shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Ishte mbrojtësi i Rayo Vallecano, Alex Moreno ai që bëri lëvizjen që shtangu të gjithë dhe njëkohësisht ndali përpjekjen e argjentinasit të Barcelonës.

Mbrojtësi i Rayo Vallecano ishte pranë murit dhe në momentin kur Messi do të ekzekutonte goditjen e dënimit, Moreno nxitoi drejt portës, duke larguar me kokë topin e goditur nga “Pleshti”.

Një stil mbrojtës ky, që sikurse raporton “AS” është aplikuar më parë ndaj Barcelonës dhe Messit edhe nga Athletic Bilbao.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz