back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaJetëKurioziteteZbulohet në liqenet e Minesotës rosa 'super-nënë' me 76 të vegjlit e...

Zbulohet në liqenet e Minesotës rosa ‘super-nënë’ me 76 të vegjlit e saj (VIDEO)

Të ngjajshme

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Në Prishtinë djali rrah babanë, përfundon në Polici

Policia ka pranuar raport se pas një mosmarrëveshjeje familjare,...

Kur fotografi natyralist Brent Cizek bleu një anije të vogël për të udhëtuar në liqenet e Minesotës për të kapur skena intime të kafshëve në habitatin e tyre natyror, ai kurrë nuk do të kishte ëndërruar të ishte dëshmitar i këtyre imazheve; një rosë e rrethuar nga një dyzinë të vegjlish.

Ata ishin aq shumë, saqë i kuriozuar nisi ti numëronte, plot 56. Dhe të mendosh se nuk ishin të gjithë. Ndërsa një ditë më pas u kthye sërish në ujrat e Liqenit Bemidji, ai numëroi prapë të vegjlit e Supernënës, 76. Një rekord i vërtetë. Fotografitë dhe videoja e Cizek u bënë shpejt virale. Për Ornitologët që analizuan fotografitë dhe videon, kjo ishte një ngjarje e veçantë, e pa parë ndonjëherë.

Gjithsesi me afrimin e stinës së emigrimit, kjo çerdhe e jashtëzakonshme do të largohet prej këtu por rekordi i Supernënës do të mbetet. Në dekadën e fundit, mjaftë fotografi të Brent Cizek janë botuar në shumë revista ndërkombëtare. Fal tyre në vitet 2012, 2014 dhe 2016, ai ka qënë finalist i konkursit “Fotografia e Vitit”, organizuar nga BBC.

Të Fundit

Sport

ShowBiz