BallinaSportZYRTARE: Skuadra e madhe italiane e shkarkon trajnerin

ZYRTARE: Skuadra e madhe italiane e shkarkon trajnerin

Të ngjajshme

Roma e ka shkarkuar nga posti i trajnerit, Eusebio Di Francescon.

Ky vendim i klubit italian vjen pas eliminimit nga Porto nga Liga e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Pas fitores 2-1 në shtëpi në ndeshjen e parë, Roma humbi 3-1 në ndeshjen e kthimit pas 120 minutave lojë, ku fati i ndeshjes u vulos nga një penallti në fund të takimit.

Ai e ka drejtuar klubin italian në 87 ndeshje, teksa ka arritur 46 fitore, 18 barazime dhe 23 humbje.

Arritja më e madhe e Di Francescos është sezoni 2017/18, ku shkoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Barcelonën pas një rikthimi të jashtëzakonshëm në “Olimpico”. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz