back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKjo mësuese është fituese e çmimit tradicional “Shaban Jashari”

Kjo mësuese është fituese e çmimit tradicional “Shaban Jashari”

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka ndarë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për mësimdhënësin e dalluar të vitit, i cili çmim këtë vit i është ndarë mësueses Sevdije Vishi nga komuna e Ferizajt.

Me këtë rast, ministri Bytyqi ka uruar të gjithë mësimdhënësit e Kosovës për këtë festë dhe i ka falënderuar ata për përkushtimin e tyre në edukimin e brezave të rinj.

Pasi që theksoi rëndësinë e kësaj dite, ministri Bytyqi kujtoi përpjekjet e vazhueshme të shqiptarëve për t’u arsimuar, shkollën e parë shqipe dhe ideatorin e organizuesin e saj Pandeli Sotiri dhe shumë patriotë të asaj kohe.

Ndër të tjera, ministri Bytyqi theksoi se, kjo ditë feste, përveç që na e kujton të kaluarën, na bën të mendojmë edhe për përgjegjësitë që duhet t’i marrim për ta ngritur cilësinë në sistemin e arsimit.

“Kjo nuk mund të bëhet vetëm duke ndërtuar politika, por barra kryesore iu bie juve, mësimdhënës të nderuar. Ne jemi të vendosur që të gjithë mësimdhënësit e dalluar t’i shpërblejmë dhe t’i duartokasim për punën e tyre, por njëkohësisht t’i stimulojmë edhe të tjerët që të bëjnë po të njëjtat përpjekje, sepse kjo është një kauzë e jona e përbashkët”, tha Ministri.

Ministri Bytyqi kërkoi nga mësimdhënësit që, së bashku të punohet për të kthyer në vendin e duhur meritokracinë e profesionit të mësimdhënësit në shoqërinë tonë, sepse theksoi se, kjo meritokraci do të sigurojë një edukim dhe arsimim cilësor për të rinjtë tanë, që është edhe garantues i zhvillimit në vendin tonë.

Në këtë ceremoni janë ndarë edhe mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar nga secila komunë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz