Zyrtarët e Spitalit Rajonal të Gjilanit janë deklaruar lidhur me aksidentin tragjik në qendër të Gjilanit, ku një kamion ka goditur disa vetura.
Sipas tyre një person ka ardhur pa shenja jete në spital. Nuk dihet për numrin e saktë të lënduarve.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Ukshin Ismajli, i cili ndër të tjera tha se janë duke punuar për të dalur me të dhëna të sakta lidhur me rastin.
Klan Kosova do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin tragjik në Gjilan.
Edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka thënë për Klan Kosova se bilanci i aksidentit është një i vdekur dhe dhjetë të lënduar.