back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeHaxhiu: Kërkuam që të mos emërohet Naser Shala, Kuvendi qëllimshëm nuk e...

Haxhiu: Kërkuam që të mos emërohet Naser Shala, Kuvendi qëllimshëm nuk e lexoi rekomandimin e Komisionit

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se kanë dhënë një rekomandim që të mos emërohen asnjëri nga kandidatët e propozuar nga Qeveria duke përfshirë këtu edhe Naser Shalën, për drejtor të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Haxhiu, ka thënë se rekomandim nuk është lexuar në seancë, sipas saj, kjo ka ndodhur qëllimshëm dhe kjo është shkelje e rregullave të parapara me Rregulloren e Punës.

Kundër emërimit të Naser Shalës kanë reaguar edhe ambasadorët e shteteve kryesore, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Shihni shkrimin e plotë të Albulena Haxhiut të bërë në “Facebook”.

Duke pasur parasysh që shumë gazetarë më kanë kontaktuar për të më pyetur për lidhur me rekomandimin e Komisionit për Legjislacion në raport me propozim Vendimin e Qeverisë për drejtuesin e Agjensionit për Verifikim të Pronës, po e bëj publik këtë rekomandim:

Komisioni ka rekomanduar që të mos emërohen asnjëri nga kandidatët e propozuar nga Qeveria, përfshirë z.Naser Shala.

Ky rekomandim, as nuk është lexuar në seancë dhe kjo ka ndodhur qëllimshëm dhe kjo është shkelje e rregullave të parapara me Rregulloren e punës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz