back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme“Amerika është instrumenti i ndikimit të Kosovës në botë – marrëveshja Kosovë-Serbi...

“Amerika është instrumenti i ndikimit të Kosovës në botë – marrëveshja Kosovë-Serbi më 2019”

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se Amerika është instrumenti i vetëm i ndikimit të Kosovës në botë.

“Qysh na sheh Amerika, na sheh bota. Na jemi temë amerikane dhe perëndimore”, ka thënë Hoxhaj në Info Magazine.

“Ne kemi arritur këtu falë Amerikës dhe mbështetësve tjerë tanë”.

Hoxhaj ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe nuk duhet të jetë arsyeja për prishjen e marrëdhënieve me shtetin më mik të Kosovës, Amerikën.

“Vendimin për vendosjen e taksës e kemi marrë bashkërisht – bashkërisht do të vendosim edhe për pezullimin e saj. Këto çështje do t’i diskutojmë bashkë në Qeveri”.

“Interesi madhor i Kosovës në 2019 është marrëveshja me Serbinë. Nuk ka pasur një vullnet të tillë më 2017 që Amerika të merret në mënyrë intensive me Kosovën dhe Serbinë për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Vullnet të tillë nuk kanë pasur edhe shtete tjera europiane”.

“Pse në mos ta shfrytëzojmë këtë shancë historik. Duhet ta përdorim 2019-ën që ta përmbyllim shtet-ndërtimin e Kosovës. Unë besoj se këtë vit do të ketë një marrëveshje të tillë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz