back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeVrasja e Ivanoviqit, nën hetime punëtorja e partisë së tij

Vrasja e Ivanoviqit, nën hetime punëtorja e partisë së tij

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë...

EFL po shqyrton ndryshim të diskutueshëm në rregullat e play-off-eve të Championship

Propozimi ka marrë mbështetje nga disa klube të Championship. Edhe...

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për...

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Shumë akuza në drejtim të institucioneve të drejtësisë, kishin bërë njerëzit e partisë së Oliver Ivanoviqit për vrasjen e liderit të partisë Iniciativa Qytetare.

Por, tashmë edhe zyrtarë të partisë së tij janë duke u hetuar si të dyshuar në vrasjen e Ivanoviqit.

Prokuroria ka nisur hetimet për Silva Arsoviqin, e cila punon si administratore në zyrat e SDP-së, raporton KTV.

Arsoviqi, sipas Prokurorisë, dyshohet se kishte qenë afër kamerave të sigurisë në këtë parti, të cilat nuk kishin funksionuar pikërisht në momentin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Prokurori, i cili po heton rastin, në të cilin i dyshuar kryesor është nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq, thotë se ka pranuar një ftesë nga avokati i tij për ta intervistuar në Serbi, por që ai këtë nuk e ka pranuar.

Hoxha insiston se intervistimi i Radojiçiqit dhe gjithë të dyshuarve për vrasjen do të bëhet në zyrat e Prokurorisë Speciale.

Përkundër kërkesave drejtuar autoriteteve në Serbi, që të japin qasje në bisedat dhe telefonatat e Ivanoviqit para vrasjes, Prokurorisë në Kosovë i janë dhënë vetëm numrat të cilët i ka përdorur ai.

Nënkryetarja e Iniciativës Qytetare, Ksenija Bozhoviq, nuk është deklaruar për hetimet që ka nisur Prokuroria për një punëtore të kësaj partie.

Përgjigje nuk kanë dhënë as Prokuroria e Ministria e Drejtësisë në Beograd.

Por, Milan Radojiçiq, që vazhdon të kërkohet nga Prokuroria në Kosovë, lirshëm vazhdon aktivitetin në Beograd, ku është zgjedhur edhe kryetar i Federatës së Futbollit për Kosovë.

Ditëve të fundit, janë dy krerët më të lartë të shtetit të cilët kanë akuzuar njërin-tjetrin për takimet që kishin me të dyshuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Derisa presidenti Hashim Thaçi tha se dëboi nga Kosova mikun e kryeministrit Ramush Haradinaj, ky i fundit deklaroi se me Milan Radojiçiqin u takua bashkë me Thaçin në zyrën e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz