back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmePërmbushja e premtimeve të kryetarëve të komunave në vitin e parë qeverisës

Përmbushja e premtimeve të kryetarëve të komunave në vitin e parë qeverisës

Të ngjajshme

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime...

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025...

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017.

Nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, gjatë periudhës janar 2018 – dhjetor 2018 (viti i parë i mandatit katër vjeçar), janë përmbushur 165 premtime; pjesërisht të përmbushura rezultojnë 94 premtime; në 345 premtime ka pasur nisma në përmbushjen e tyre; kurse 299 premtime akoma nuk kanë nisur së realizuari.

Numri më i madh i premtimeve të realizuara është shënuar në fushën e infrastrukturës, arsimit, administratës dhe shërbimeve publike. Ndërsa fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë, bujqësisë, si dhe ajo e urbanizimit.

Instituti GAP bën monitorimin e realizimit të premtimeve vetëm në 26 komuna, sepse disa nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore. Komunat si Skenderaji, Mamusha dhe dhjetë komunat e banuara me popullatë shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete.

Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz