back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Hashim Thaçi pati takim dyorësh në zyrën e tij me Radoiçiqin

Haradinaj: Hashim Thaçi pati takim dyorësh në zyrën e tij me Radoiçiqin

Të ngjajshme

Horoskopi i datës 12 shtator nga Branko

DashiKjo ditë ju fton të ndaloni për një çast...

Goditje për United: Zëvendësuesi i Garnacho refuzon transferimin

Alejandro Garnacho u largua këtë verë nga Manchester United...

“Në vitin 2029 jemi në luftë”, komanda gjermane ngre alarmin: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

Ushtria gjermane duhet të shtojë 100,000 trupa aktive përveç...

“Presidente plot mllef e inat” – Mushkolaj kritikon Osmanin

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Haradinaj po mban konferencë për media, në të cilën ai po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Shumë herë presidenti Thaçi ka akuzuar kryeministrin Haradinaj për raportin e tij të afërt me Milan Radoiçiqin. Por për herë të parë Haradinaj ka demaskuar Thaçin duke konfirmuar se më parë ai ka takuar presidentin me Radoiçiqin, madje takimi i tyre ka zgjatur rreth dy orë

“Një herë e kam taku edhe presidentin Thaçi me Radoiçiqin e kemi pasur një takim në zyrën e Thaçit. Unë nuk u fshihem atyre që ua jap dorën, ka pasë një takim dyorësh në zyrën e tij”, tha Ramush Haradinaj, raporton gazetarja e Gazetës Express nga konferenca për media.

Më tej, kryeministri ka shtuar se më nuk ka komunikim me Milan Radoiçiqin, sepse ai po kërkohet nga drejtësia. Ai është një nga të dyshuarit e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Kam punu me Radoiçiqin si zyrtar i Listës Serbe. Radoiçiq është në kërkim nga drejtësia, s’kam si me pas komunikim. Këto deklarimet e Hashimit s’i kam përcjellë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, disa herë ka thumbuar Ramush Haradinaj për raportet e tij miqësore me Milan Radoiçiqin. Por ai ka fshehur se ka pasur takim rreth dyorësh me të, të cilin ia zbuloi sot Haradinaj.

Sidoqoftë, raportet Thaçi – Haradinaj vazhdojnë të jenë të tensionuara. Taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake është një nga arsyet kryesore që ka ftohur raportet mes këtyre dy figurave të larta shtetërore, kohëve të fundit. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz