back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaSportMKRS-ja subvencionon 18 federata të sportit, me shumë totale mbi 1 milion...

MKRS-ja subvencionon 18 federata të sportit, me shumë totale mbi 1 milion euro

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi edhe me 18 federata tjera sportive. Shuma totale e mbështetjes financiare arrin në mbi një milion euro.

Konkretisht, sipas memorandumeve të nënshkruara, Federata e Atletikës mbështetet me 101465 euro, Federata e Autosporteve me 37812 euro, Federata e Karatesë me 172 mijë euro, Federata e Boullingut 42048 euro, Federata e Aeronautikës me 37128 euro, Federata e Mundjes me 57468 euro, Federata e Bodybuldingut dhe Fitnesit me 46692 euro, Federata e Peshëngritjes me 43644 euro, Federata e Shigjetarisë me 49032 euro, Federata e Taekwondos me 53112 euro, Federata e Bjeshkatarisë Alpiniste me 19688 euro, Federata e Gjimnastikës me 52428 euro, Federata e Punëtorëve Sportiv 16704 euro, Federata e Shenjëtarisë me 49116 euro, Federata e Tenisit me 59484 euro, Federata e Boksit me 55716 euro, Federata e Notit me 86537 euro, dhe Federata e Sporteve Universitare me 22856 euro.

Ministri Kujtim Gashi, me këtë rast tha se përkrahja e MKRS-së për federatat iu mundëson atyre të kenë mundësi të realizojnë objektivat dhe planet e tyre për vitin 2019. Ai gjithashtu u shpreh se angazhimi si institucion në mbështetje të sportit në vend nuk do të mbaroj me kaq dhe se do të bëhen edhe më tutje investime në përmirësim të kushteve për sportistë.

“Me këto memorandume krijohen lehtësira për federatat në mënyrë që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë, të pavarura dhe të realizojnë aktivitetet e planifikuara në funksion të avancimit të mëtejmë të sportit të Kosovës”, u shpreh ministri Gashi.

Në anën tjetër, drejtuesit e këtyre federatave, falënderuan ministrin për pritjen dhe përkrahjen që po i ofron sportit dhe sportistëve të vendit. Ata u shprehën të kënaqur me mbështetjen që MKRS-ja u ofron atyre, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet shumë veprimtaria e federatave në realizimin e planprogrameve të tyre për avancim të sportit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz