back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaSportZyrtare: FIFA aprovon 7 ndryshime të rëndësishme në futboll!

Zyrtare: FIFA aprovon 7 ndryshime të rëndësishme në futboll!

Të ngjajshme

Mark Rutte: Nuk shqetësohem për mosmarrëveshjet, SHBA janë plotësisht të përkushtuara ndaj NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu kënaqësinë...

Eskalon fizikisht debati mes Albatros Rexhajt dhe Berat Buzhalës – detyrohet Blendi Fevziu t’i ndaj

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” në Tv...

“Gore, a u kënaqe me Keijsin…” Mateo debaton me Mirin

“Sa pa turp që je, ça deklaratash bën, si...

Barazim me shije humbjeje për Arsenalin, City feston nga larg

Arsenali ka bërë një tjetër gabim në Premierligë. ”Topçinjtë” u...

FIFA ka zyrtarizuar ndryshimet e rëndësishme në futboll.

Bordi ndërkombëtar i FIFA-s, aprovoi këtë fundjavë, disa ndryshime në rregulloren e futbollit, që pritet ta bëjnë më interesantë këtë sport.

Janë 7 gjithsej ndryshimet e zyrtarizuara  nga FIFA.

MURI  NË GODITJET STANDARDE – Ndryshimi më i rëndësishëm është ai vendosjes së murit gjatë goditjeve të dënimit. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm nuk do të lejohet që lojtarët e skuadrave kundërshtare të rrinë ngjitur me muret e lojtarëve .

KONTAKTI GJYQTAR-TOP – Një tjetër ndryshim i rëndësishëm prek gjyqtarët. Deri më tani “xhaketat e zeza” janë konsideruar të barazvlefshëm me shtyllat, pasi kur topi prek ata loja vazhdon rregullisht, por në të ardhmen do të jetë ndryshe. Nga sezoni i ardhshëm nëse topi ka kontakt me gjyqtarin, ai do t’i kthehet skuadrës që sapo e kishte në kontroll. Nëse topi përfundon gol pas kontaktit me gjyqtarin,  sipas rregullave të reja goli do të anulohet dhe topi do t’i jepet portierit.

PENALLTITË – Penalltitë do të ndryshojnë gjithashtu, pasi portierëve s’do tu kërkohet t’i mbajnë më të dyja këmbët në linjën e bardhë, por të paktën vetëm një. Një tjetër ndryshim te penalltitë është fakti që tani e tutje çdo top i prekur me dorë do të jepet 11-metërsh, përjashtim bëjnë rastet e topave që kapin kontakt me dorën pas një kontakti me një pjesë tjetër të trupit ose topat që kontaktojnë me dorën e ngjitur.

Të Fundit

Sport

ShowBiz