back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeVrasja në Prishtinë: Vëllau im meriton dënim të përjetshëm

Vrasja në Prishtinë: Vëllau im meriton dënim të përjetshëm

Të ngjajshme

Shtyhen disa ndeshje të Serie A, kjo është arsyeja?

Raundi i 16-të i Serie A ka filluar, por...

Bllok gjithandej, bashkatdhetarët po presin deri në 14-orë në kufirin Hungari-Serbi

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në pikat...

Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare nga...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë,...
- Advertisement -

Disa ditë më parë, në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë ndodhi një vrasje ku viktimë mbeti 27 vjeçari, Abid Jashari.

I dyshuari për vrasjen, Besnik Shkodra, ishte dorëzuar në polici ditën tjetër, ndërsa motivet e vrasjes ishte thënë se ishin për mosmarrëveshje familjare (pasi që dorasi, viktimën e kishte burrë të hallës).

Të dyshuarit për vrasje i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj deri në përfundimin e hetimeve nga ana e policisë, shkruan Ballkani.info.

Deri më tani, për media janë deklaruar edhe familjarët e viktimës dhe të dyshuarit, por secili nga ta ishte distancuar nga rasti.

Sipas vëllaut të ndjerit, Policia e Kosovës kishte qenë në dijeni për kërcënimet që vëllai i tij, tashmë i ndjeri, i kishte marrë nga i dyshuari, por që sipas tij policia nuk kishte reaguar në kohë.

Në rrjetet sociale ka komentuar edhe vëllau i të dyshuarit B.SH., i cili ka thënë se ndjehet keq për rastin që ka ndodhur.

“Ju shprehi ngushllime familjarëve të Abid Jasharit dhe motrës sime. Është e vërtetë deklarata jote, fajet i ka ky krimineli jonë. Ndjej shumë keqardhje për këtë rast që i ndodhi Abidit, ti e din që e kam dashur me zemër të ndjerin, por ja çfarë na bëri ky idioti”, ka shkruar vëllau i të dyshuarit për vrasjen e Abid Jasharit, shkruan Ballkani.info.

Tutje, ai ka thënë se vëllau i tij meriton burgim të përjetshëm për krimin makabër që ka kryer, ndërsa ka bërë apel tek komentuesit që të mos ofendojnë.

Ballkani.info ditën e sotme ka kontaktuar edhe me njërin nga familjarët e viktimës, i cili ka folur shkurt rreth ngjarjes.

“Publikimi i komentit të vëllaut të Besnikut, pra të dyshuarit për vrasje ka qenë kërkesë e tij. Ne njëherë nuk kemi kontakt me familjen Shkodra, ndërsa nuk kam për të thënë asgjë më shumë se çka është thënë në intervista deri më sot nga dy palët”, ka thënë familjari i viktimës.

Kujtojmë se vetëm gjatë vitit 2018, në Kosovë ishin kryer 32 vrasje. /Ballkani.info

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz