BallinaLajmeBekim Jashari pas takimit me Veselin: Kur vihet në pyetje e ardhmja...

Bekim Jashari pas takimit me Veselin: Kur vihet në pyetje e ardhmja e shtetit duhet të jemi bashkë

Të ngjajshme

​Detaje nga aksidenti fatal në rrugën Drenas-Baicë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më...

Bordi i Paqes i jep afat për çarmatosje Hamasit

Bordi i Paqes në Gaza i ka dhënë Hamasit...

Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton...

Më në fund, zyrtarizohet lidhja e Kimit me Lewis Hamiltonin

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton e bënë zyrtare lidhjen e tyre në...

Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit

Ushtria iraniane ka hedhur poshtë “retorikën arrogante” të Donald...

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në një postim në Facebook, Jashari ka thënë se kur vihen në pyetje interesat dhe e ardhmja e shtetit duhet të jenë të bashkuar.

 

Ai shembull ka marr fitoren e shqiptarëve të Tuzit.

 

Postimi i Jasharit:

Kisha kënaqësi që me nënkryetarin Nuredin Lushtaku të presim në zyrë kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, deputetin Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë tjerë, në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së, me të cilin kemi diskutuar rreth aktiviteteve që do të zhvillohen për nder të 21-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe për tema e çështje të tjera të interesit shtetëror.

Edhe në paraqitjen tonë të përbashkët para mediave, e ritheksova nevojën për të qenë të bashkuar kur vihen në pyetje interesat dhe e ardhmja e shtetit tonë.

Shembulli më i mirë për këtë është fitorja e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz