back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeGjykata konfirmon dënimin ndaj personit që shkaktoi aksidentin te Rruga B, ku...

Gjykata konfirmon dënimin ndaj personit që shkaktoi aksidentin te Rruga B, ku vdiqën dy vajza

Të ngjajshme

Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa: Bedri Hamza kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka treguar...

Berisha: Protestat nuk do të ndalen, opozita me mision

Pas përfundimit të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali...

SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork

Ekspertët amerikanë thonë se një virus, i cili shkakton...

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...
- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktgjykimin kundër të akuzuarit Luftrim Musaj.

I akuzuari Musaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vitesh e gjashtë muaj për veprën penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par. 9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

 

 

Të akuzuarit në këtë rast për dënimin e shqiptuar do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.10.2018 e deri më tani, ndërsa i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lirohet që të mbrohet në liri nga data 04.03.2019.

“I akuzuari L.M është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 22.10.2018, rreth orës 16:10, në rrugën B – afër “Royall Mall” në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “BMW”, kishte shkelur Ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve nga pakujdesia, në atë mënyrë duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend kalimin për këmbësor, i kishte goditur këmbësoret L.A dhe F.R e si pasojë e lëndimeve të marra tani të ndjerat kishin ndërruar  jetë në QKUK-ë”, thuhet në komunikatën për media, shkruan Indeksonline.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civilo-juridik.

Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz