back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeSami Lushtakut po i bahet zemra mal! (FOTO)

Sami Lushtakut po i bahet zemra mal! (FOTO)

Të ngjajshme

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve...

Zgjedhjet e brendshem në Partinë Demokratike të Kosovës po vazhdojnë në Skenderaj.

Pjesëmarrësit janë të shumtë dhe porcesi po shkon pa asnjë problem, raporton Drenicapress.info

Kjo e ka gëzuar edhe kryetarin e degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakun.

Ish-kryetari i Skenderajt ka thënë se po i bëhet zemra mal nga përkrahja dhe pjesëmarrja e madhe që po bëhet në procesin e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Zemra mal po më bëhet nga përkrahja dhe pjesëmarrja e madhe që po bëhet në procesin e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka shtuar se këto zgjedhje shndërruar në një model për zgjedhjet brendapartiake dhe demokracinë.

“Gara e brendshme zgjedhore në degën e PDK-së në Skenderaj është shndërruar në një model për zgjedhjet brendapartiake dhe demokracinë. Sot në nëndegët e Polacit dhe Lagjës I, në mesin e qindra delegatëve, janë zgjedhur organët e reja të nëndegëve në një konkurrencë të fortë”, ka thënë Lushtaku, duke uruar të sapo zgjedhurit.

“Ju uroj punë të mbarë e suksese të gjithë të zgjedhurve në përgjegjësitë e reja të cilat i kanë fituar. Faleminderit qytetarëve drenicas për besimin e vazhdueshëm në Partinë Demokratike të Kosovës”./Drenicapress.info

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz