Llapi e ka fituar derbin e javës së 20-të në Superligën e Kosovës duke e mundur Prishtinën në stadiumin Zahir Pajaziti, ndërsa Feronikelit i ka mjaftuar një gol për të marrë tre pikë nga udhëtimi te Kek-u.
Xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës, ka sjellë përballjen mes Llapit dhe Prishtinës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ u ka takuar vendasve, të cilët arritën të triumfojnë 1:0 me një gol të sulmuesit Ahmed Jonuzi të shënuar në minutën e 47’, shkruan lajmi.net.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Obiliq, Feronikeli ka arritur të mposht Kek-un, me rezultat 0-1.
Me këtë fitore, Feronikeli numëron 48 pikë dhe shkëputet pesë pikët nga Prishtina./Lajmi.net/