back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Vlora Çitaku është ambasadore e Thaçit në SHBA, jo e Kosovës

Haradinaj: Vlora Çitaku është ambasadore e Thaçit në SHBA, jo e Kosovës

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është për keqardhje që Kosova nuk e ka një ambasadore të denjë në SHBA. Për ambasadoren Çitaku, Haradinaj ka thënë se ajo është ambasadore e Thaçit në SHBA, jo e Kosovës

“Janë disa prej Kosovës që i thonë shtoja edhe qeta se e largon taksën. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, nuk është e Kosovës është e Hashim Thaçit”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, i pari i Qeverisë deklaroi se asnjëherë nuk i ka gënjyer amerikanët për interesa të tij personale.

“Nuk i kam rrejtë kurrë amerikanët. Nëse e kam pas për vete, iu kam thënë për vete Amerikës, a më ndihmoni”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

“Kurrë s’kam shku me i thënë Amerikës se e kam për Kosovën kur e kam pas për veten”, tha Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz