Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Skenderaj, për falsifikim të dokumenteve, transmeton Gazeta Drenica Press
Sipas policisë, lidhur me rastin me 01.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti disa personave u ka siguruar dokumente të falsifikuara për të përfituar pensionin e veteranit luftëtar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Drenica Press/


