back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeBilall Sherifi: Milaim Zeka nuk është deputet i NISMA-s

Bilall Sherifi: Milaim Zeka nuk është deputet i NISMA-s

Të ngjajshme

​Raporti i IKD: Asnjë program politik nuk ofron qasje të plotë për qeverisje të mirë

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Qeverisja...

Hoxhaj: Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës me energjinë e blerë nga Serbia

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Paralajmërohet bllokadë rruge afër kufirit Kosovë–Serbi: QKMK rekomandon rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se,...

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...
- Advertisement -

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Milaim Zeka asnjëherë nuk ka qenë pjesë e strukturave të NISMA-s.

- Advertisement -

Sherifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë Milaim Zeka është pjesëtar i Grupit Parlamentar, por asnjëherë nuk ka qenë pjesë e strukturave partiake.

“Zoti Zeka nuk është deputet i NISMA-s. Zeka njëherë ka dashur të kandidojë si i pavarur. Kur është njoftuar me infrastrukturën ligjore se duhet të merr 3% të votave për të hyrë në parlament, ka kërkuar një vend një kuotën e NISMA-s në kuadër të koalicionit PAN”.

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate ka thënë se gazetarët të mos kërkojnë llogari në NISMA për deklaratat e Milaim Zekës.

“Pasi ne i kemi ofruar në vend në listën e kandidatëve për deputetë, më kujtohet kryetari Limaj në një konferencë për shtypë u ka thënë gazetarëve: Sa herë të flet Milaimi mos ejani te unë të më kërkoni demant”.

Sherifi thotë se edhe pse Zeka është pjesë e Grupit Parlamentar të NISMA-s, ai është i lirë të ketë mendimin e tij për çështje të caktuara.

“Ai është pjesë e Grupit Parlamentar sepse ka marrë edhe votat e NISMA-s, por zoti Zeka është i lirë të ketë mendimin e tij për çështje të caktuara por edhe votë të lirë. Le ta quajmë deputetë i pavarur brenda koalicionit dhe brenda NISMA-s”, tha ndër të tjera Bilall Sherifi./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz