Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ata që sot po shiten si pro-amerikan, dikur deshën t’i prishin punët me Amerikën për interesa personale, kur tentuan të shfuqizojnë ligjin për Gjykatën Speciale – raporton Periskopi.
Haradinaj ka përmendur deklaratën e atëhershme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, i cili kishte thënë se përpjekjet për shfuqizimin e Speciales janë “thikë pas shpine” për Amerikën.
“Këtyre nuk ua nijke kur u thojke ambasadori ma keni ngul thikën pas shpinës. Bojshin për interesa të veta. E tash kur e kemi interesin shtetëror, krejt po heqin dorë. Për interesa personale deshën me heq Gjykatën Speciale, e kujt nuk ua nijke që po prishen raportet me SHBA’në”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për televizionin publik.
Më 22 dhjetor të vitit të kaluar, një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës pati ndërmarrë një nismë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Nait Hasani, Nezir Çoçaj, Luljeta Veselaj Gutaj, Xhevahire Izmaku, Abdyl Salihu, Fadil Beka, Ganimete Musliu, Flora Brovina, Mergim Lushtaku, Sala Berisha Shala, Memli Krasniqi, Emilja Redzepi, Etem Arifi, Duda Balje, Albert Kinolli, Bahrim Shabani, Danush Ademi, Shkumbin Demaliaj, Ahmet Isufi, Teuta Haxhiu, Time Kadriaj, Rasim Selmanaj, Bekë Berisha, Blerim Kuçi, Gani Dreshaj, Muharrem Nitaj, Daut Haradinaj, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Evgjeni Thaçi Dragusha, Mexheide Mjaku Topalli, Blerta Deliu Kodra, Safete Hadërgjonaj, Andin Hoti, Zenun Pajaziti, Milaim Zeka, Enver Hoti, Albulana Balaj Halimaj, Zafir Berisha, Haxhi Shala, Bilall Sherifi, Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri dhanë nënshkrimet për të kërkuar shfuqizimin e Speciales.
Nisma e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasoi një peticion të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin kërkonin nga Kuvendi i Kosovës ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ndaj nismës së shfuqizimit të Gjykatës Speciale kanë dalë thuajse të gjithë ambasadorët që veprojnë në Kosovë. Ata madje paralajmëruan edhe rreziqe që mund t/i bartë Kosova nëse shfuqizohet kjo Gjykatë.
Mandati i Gjykata Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000./PERISKOPI


