back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëNë Mitrovicë do të realizohen katër projekte madhore nga MMPH-ja

Në Mitrovicë do të realizohen katër projekte madhore nga MMPH-ja

Të ngjajshme

Llapi me ”fshesë” para vitit të ri, brenda ditës largon edhe futbollistin e tretë

Skuadra e Llapit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me...

Aksident në Dollc mes një veture dhe një kamioni

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë...

Amorim konfirmon mungesën e Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes do të mugoj...
- Advertisement -

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim Zv. ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka, me ç’rast kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi për katër projekte madhore që kjo ministri do ti realizoj në komunën e Mitrovicës.

- Advertisement -

Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëfinancimi i këtyre projekteve, Rregullimin e shtratit të lumit Ibër, vlera e të cilit është 950 mijë euro, Rregullimi i shtratit të lumit Sitnica 3 milionë e 100 mijë euro, Pastrimi i lumit Trepça dhe Luzha 820 mijë euro si dhe Krijimi i hapësirave gjelbëruese dhe rekreative për fëmijë 430 mijë euro, përmes të cilave synohet përmirësimi i gjendjes së mjedisit në komunën e Mitrovicës.

Me këtë rast kryetari Bahtiri, falënderoi Zv.ministrin e MMPH-së, Gjergj Beka, dhe ministrinë në fjalë për impementimin e këtyre projekteve madhore me interes për qytetarët e Mitrovicës, i cili tha se do të ndikojnë në ruajtjen e mjedisit dhe të biodiversitetit.

“Unë ju falënderoj shumë për interesimin e jashtëzakonshëm që po tregon MMPH-ja për Mitrovicën dhe qytetarët e saj. Ne jemi mirënjohës që ju e keni vlerësuar se Mitrovica ka nevojë për mbështetje dhe keni marrë vendim që të realizohen këto katër projekte madhore në qytetin tonë”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz