BallinaLajmeGjykata merr vendim për të dyshuarin për vrasjen e Abit Jasharit në...

Gjykata merr vendim për të dyshuarin për vrasjen e Abit Jasharit në Prishtinë

Të ngjajshme

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin për vrasjen e Abid Jasharit në Prishtinë, transmeton Express

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Besnik Shkodra për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par 1 pika 1.8 të KPRK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374/1 të KPRK-së.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit Besnik Shkodra, i është caktuar masa e paraburgimit prej datës 28.02.2019 deri me datë 28.03.2019.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.02.2019 rreth orës 11:30 në Prishtinë, i pandehuri B.SH pas disa mosmarrëveshjeve ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.J duke shtënë me armë zjarri, i cili pas plagëve të marra kishte ndërruar  jetë në vendin e ngjarjes. Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është caktuar  masa së paraburgimit kundër të pandehurit B.SH pasi që i njëjti dyshohet për vepër të rëndë penale, andaj po të gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në komunikatën për media.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz