back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeOKB-ja akuzon Izraelin për krime kundër njerëzimit gjatë protestave në Gaza

OKB-ja akuzon Izraelin për krime kundër njerëzimit gjatë protestave në Gaza

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Hetuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë deklaruar se Izraeli mund të ketë kryer krime kundër njerëzimit për shkak të sulmeve me armë zjarri ndaj personave të paarmatosur, përfshirë fëmijët, të cilët nuk kanë paraqitur kërcënim gjatë protestave masive në kufi me Gazan vitin e kaluar.

Një komision hetues, i cili është themeluar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, raportoi se forcat izraelite i kanë vrarë 189 palestinezë dhe i kanë plagosur më shumë se nëntë mijë të tjerë. Në raportin me 25 faqe, i cili u publikua në Gjenevë të enjten, autoritetet e Izraelit akuzohen për mungesë të vullnetit për t’i ndjekur penalisht personat përgjegjës për këto vrasje.

“Forcat izraelite të sigurisë kanë vrarë dhe kanë gjymtuar protestues palestinezë që nuk kanë paraqitur kërcënim të menjëhershëm për vdekje apo lëndim serioz të të njerëzve kur janë qëlluar me armë zjarri dhe as nuk kanë qenë pjesëmarrës aktivë në veprime armiqësore”, thuhet në këtë raport.

Sidoqoftë, Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit përmes një deklarate e ka fajësuar Hamasin për dhunën e shkaktuar dhe e ka kundërshtuar raportin e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se ai është shkruar nga tre individë që nuk i kuptojnë çështjet e sigurisë.

“Hamasi i ka përdorur civilët në Gaza si mburojë për terroristët. Izraeli është përgjigjur me veprime të përmbajtura për ta mbrojtur popullatën tonë civile”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, shkruan “New York Times”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz