BallinaLajmeDeputeti i LDK-së me akuza ndaj Ramush Haradinajt: Po e largon Amerikën...

Deputeti i LDK-së me akuza ndaj Ramush Haradinajt: Po e largon Amerikën nga Kosova për t’i bërë AAK 15 deputetë, nga 10 sa i ka!

Të ngjajshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Abdyli ka reaguar pas kërcënimeve të ShBA-së për tërheqje të Ushtrisë, për shkak të mos heqjes së taksës ndaj mallrave serbe.

Ai në një shënim në Facebook tha se Serbia e Rusia do t’i jepnin miliardat vetëm e vetëm që Amerika të largohet nga Kosova, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Haradinaj largimin e Amerikës po e bën vetëm e vetëm që të rris numrin e deputetëve nga 10 në 15.

Reagimi i plotë i Avdylit:

Jo 100 milion, por edhe miliarda do i kishte dhënë Serbia e Rusia , veq me largu Amerikën nga Kosova.

E ky “trimi” ynë edhe Amerikën e largon nga Kosova, veq me dit që kryeneqësia e tij i rrit numrin e deputetëve të AAK-së nga 10 ne 15.

Kjo është politika e mahallave ku akoma ka bajraktar që po mendojnë që kërthiza e botës fillon te livadhi vet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz