Më rastin e shënimit të 21-vjetorit të Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me stafin komunal të dy komunave, deputet të Kuvendit të Kosovës, shoqata të dala nga lufta, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë në këtë betejë dhe kanë venë buqeta me lule.
Në përkujtimin e 24 të rënëve të vitit 1998 në Likoshan dhe Qirez, është bërë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore të 4 vëllezërve e vrarë të familjes Sejdiu, Beqir, Bekim, Nazmi dhe Bedri Sejdiu. Zbulimin e pllakës përkujtimore e bën; Ramiz Lladerovci, Rifat Jashari, Bekim Jashari, Nuredin Lushtaku, Hysni Gucati, Xhevahir Geci dhe babai i 4 dëshmorëve, Sheremet Sejdiu.