BallinaLajmePse nuk e takuan Amerikanët Kadri Veselin?

Pse nuk e takuan Amerikanët Kadri Veselin?

Të ngjajshme

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Këshilltari i Kadri Veselit thotë se shefi i tij nuk është takuar me njerëzit e administratës së Trumpit sepse ka qenë jashtë vendit. Ndërkaq Veseli sot e ka drejtuar seancën e Kuvendit, e delegacioni amerikan kanë qenë po aty, por s’janë takuar.

Avni Bytyqi, këshilltar i Kadri Veselit ka sqaruar arsyen e mungesës së kryeparlamentarit në takimet me delegacionin e lartë amerikan.

Ai në emisionin “Frontal”, ka thënë se Veseli nuk ka qenë në Kosovë ditën kur është mbajtur takimi me delegacionin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në SHBA.

Madje, Bytyqi ka thënë se Veseli e ka lajmëruar një javë më parë ambasadën amerikane në Prishtinë, se nuk do të jetë i pranishëm në takim.

Këshilltari i Veselit thotë se shefi i tij ka pasur ftesë nga amërikanët për takim.

Mirëpo, delegacioni amerikan kanë pasur sot shumë takime me spektrin politik, disa prej të cilave janë mbajtur në Kuvend.

Veseli në sallën e Kuvendit sot ka drejtuar seancën plenare dhe ka qenë në Kosovë, që i bie se ka pasur mundësi të takojë delegacionin e udhëhequr nga John Erath, drejtues për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtarë të Sigurisë në SHBA.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz