BallinaLajmeKEDS ndërtoi foletë e lejlekëve në Kaçanik (FOTO)

KEDS ndërtoi foletë e lejlekëve në Kaçanik (FOTO)

Të ngjajshme

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Incident i rëndë në Podujevë, dyshohet për një të vdekur

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë pasditës së...

KEDS ka ndërtuar mesditën e të enjtes foletë e lejlekëve në Kacanik. Ato janë ndërtuar në vendin e njëjtë ku ankorohen lejlekët cdo vit, mbi shtyllat elektrike në linjën 35 kV.

Ky aksion është ndërmarrë me qëllim të shpëtimit të lejlekëve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky aksion ishte i domosdoshëm pasi lejlekët po ndërtonin foletë mbi shtyllat elektrike, por shpeshherë preknin përcuesit, duke i rrëzuar linjat dhe duke e pësuar edhe vet me jetë.

KEDS në këtë situatë, ka kërkuar nga ministria përkatëse udhëzime në detaje si të veprojë. Në bazë të intruksioneve nga ministria, KEDS ka filluar ndërtimin e foleve me konstruksion metalik, mbi shtyllat elektrike. Ato fole janë shumë më të qëndrueshme dhe me anë të këtyre veprimeve parashihet që të shpëtohen shumë lejlekë nga kontakti eventual me energji elektrike.

Ky aksion, me përkrahje të plotë të ministrisë, është zhvilluar disa javë para shtegëtimit të kësaj specie drejt Kosovës. Ai është monitoruar nga përfaqësuesit e ministrisë gjatë gjithë kohës.

Lejlekët janë specie e mbrojtur me ligj edhe në Kosovë. Sipas ekspertëve, karakteristikë e këtij shpendi është se shtegton gjithnjë në të njëjtin vend dhe i ndërton foletë ekzaktësisht në të njëjtin vend. Në të kundërtën, po iu lëviz foleja, ata ikin dhe nuk kthehen më.

Kjo ishte edhe arsyeja pse foletë tashmë të qëndrueshme janë ndërtuar në vendin e zgjedhur nga ata vet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz