back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëKomuna e Mitrovicës përfiton grant prej 93,681 euro nga DEMOS-i

Komuna e Mitrovicës përfiton grant prej 93,681 euro nga DEMOS-i

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Në kuadër të Grantit të Performancës, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, së bashku me drejtorin e Administratës, Hysen Muzliukaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për mirëkuptim dhe financim, ku Komuna e Mitrovicës, falë performancës së saj është përfituese e një granti në vlerë prej 93,681.00 euro nga projekti i DEMOS-it, i cili është financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe MAPL në kuadër të projektit i cili ka për qëllim të ofroj asistencë teknike për Komunën, me qëllim të përmirësimit të performancës.

Nënkryetari Mujka, ka falënderuar DEMOS-in, për mbështetjen e tyre për Komunën e Mitrovicës dhe në të njëjtën kohë ai ka shprehur gatishmërinë institucionale për të rritur performancën komunale në të ardhmen.

Ai po ashtu ka përshëndetur punë e palodhshme të koordinatorit për përformancë komunale, Mehmet Bajrami, i cili së bashku më zyrtarët e tjerë komunal me shumë përkushtim po e kryejnë këtë punë.

Mjetet e këtij granti do të përdoren për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës.

Ndërsa qëllimi i grantit të performancës është stimulimi i komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performancës së tyre në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal, transparencës dhe integriteti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz