back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeReagimi i SBASHK-ut rreth vendimit të MASHT-it për zëvendësimin e orëve

Reagimi i SBASHK-ut rreth vendimit të MASHT-it për zëvendësimin e orëve

Të ngjajshme

Njësia MSU e KFOR-it zhvillon ushtrime të Betejës së Afërt në Prishtinë

Ushtarët nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e misionit...

“Demorkatike” – Abdixhiku prezaznton programin e LDK-së me gabime drejtshkrimore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...
- Advertisement -

SBASHK reagon ndaj vendimit të Ministrit Bytyqi lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës

Vendim i njëanshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për grevat dhe Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë.

SBASHK-u përmes një reagimi për media thotë se nuk e njeh si të ligjshëm Vendimin e Ministrit Shyqiri Bytyqi, lidhur me zëvendësimin  e orëve të humbura  gjatë grevës  së punëtorëve arsimor.

 

 

“Nga fakti se si ky vendim është i njëanshëm e pa as edhe një konsultë paraprake  me SBASHK-un, e aq më tepër kur dje kishim  takim me Ministrin Bytyqi, në prani te Drejtores së përgjithshme te Internacionales Botërore të Arsimit për regjionin e Evropën dhe nuk është thënë  asgjë lidhur me këtë çështje”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

SBASHK thekson me t’u publikuar në faqen zyrtare të MASHT ky vendim do të ngris padi në gjykatë ndaj këtij vendimi, i cili sipas tyre, bie ndesh me Ligjin mbi grevat  dhe Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë duke kërkuar nga gjykata  masën e përkohshme,për suspendimin e përkohshëm të këtij vendimi  deri në shqyrtimin  përfundimtar dhe vendimin meritor të gjykatës.

“Deri atëherë  u bëjmë apel Drejtorive Arsimore në komunat e Kosovës  që të mos caktojnë orare për zëvendësimin e orëve  të humbura në grevë  sepse vendimi  i Ministrit të  MASHT-it është i kontestueshëm. SBASHK po ashtu u drejtohet punëtorëve në tërë Arsimin e Kosovës të mos zbatojnë vendimin  për zëvendësimin e orëve  deri në vendimin  përfundimtar e meritor të gjykatës gjegjëse lidhur me këtë çështje”, thuhet në fund të reagimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz