back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaSportSporti kosovar në zi, e humbi sot një njeri të madh!

Sporti kosovar në zi, e humbi sot një njeri të madh!

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Sot ka ndërruar jetë njeriu që i dha shumë hendbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi me dekada të tëra

Të mërkurën ka ndërruar jetë Hilmi Xhaferi, njeriu që për dekada të tëra ishte pjesë e hendbollit kosovar.

- Advertisement -

Xhaferi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën (sot) nga ora 16:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Xhaferi ka nisur karrierën si hendbollist në klubin mitrovicas Trepça, në vitin 1968.

Ka luajtur për klubin e qytetit të lindjes në një gjeneratë me Xhelal Vitakun, Ibrahim Zhilivodën e emra të tjerë të respektuar.

I ndjeri Xhaferi ka luajtur për kohë të gjatë te Trepça e më pas karrierë si hendbollist ka bërë edhe te Ramiz Sadiku dhe te Kosova e Vushtrrisë.

Kontributin për hendbollin më pas e ka vazhduar si aktivist i këtij sporti.

Kështu në vitet nëntëdhjeta, pas pavarësimit të sportit kosovar, ishte kryetar i klubit Trepça.

Këtë post e ka mbajtur për shumë vite dhe ka dhënë kontribut të çmueshëm.

Më pas ishte drejtues te Prishtina dhe trajner për shumë vite te Kosova e  Vushtrrisë (femrat).

Skuadrën nga Vushtrria e ka udhëhequr drejt shumë sukseseve, ndërsa është shpallur një vit edhe trajneri më i mirë i vitit.

Kontributi i Hilmi Xhaferit do të kujtohet gjatë në të gjitha mjediset ku ka vepruar ai.

“Me ndarjen nga jeta të Xhaferit, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe hendbolli kosovar në përgjithësi kanë mbetur pa një figurë të respektuar.

Presidenti i Federatës tonë, Eugen Saraçini, në emër të komunitetit të hendbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së respektuar Xhaferi”, shkruan në uebfaqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz