back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKryeprokurori Beka: Gjithçka që dimë deri tani për vrasjen në Prishtinë

Kryeprokurori Beka: Gjithçka që dimë deri tani për vrasjen në Prishtinë

Të ngjajshme

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...

Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në intervistën dhënë...
- Advertisement -

Një i ri është plagosur me armë zjarri teksa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën “Haxhi Zeka në Prishtinë.

Lajmin për vrasjen e tij e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Policisë në Prishtinë Agron Borovci.

Periskopi ka kontaktuar edhe kryeprokurorin e Prishtinës, Imer Bekën, i cili po ashtu ka konfirmuar vrasjen dhe ka thënë se i riu ishte 27 vjeçar.

“Nuk kemi shumë të dhëna, ka ndodhë një vrasje, viktima është 27 vjeçar. Po presim më shumë detaje nga prokurori që ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Beka për Periskopin.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para, ku thuhet:

“Sot rreth orës 11:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: – A. J. , mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rasti”./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz