back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeTre djem u larguan nga restoranti pa paguar – disa ditë më...

Tre djem u larguan nga restoranti pa paguar – disa ditë më vonë, pronari mori një zarf befasues

Të ngjajshme

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...
- Advertisement -

Në shekullin 21, mund të jetë një tronditje kur del në një restorant apo pijetore që pranon vetëm para, duke ju lënë me vetëm një alternativë – të dalësh në rrugë dhe të kërkosh për një bankomat.
Dhe kjo është pikërisht ajo që u kishte ndodhur tre djemve që kishin vizituar restorantin Kilimandjaro në Middlesbrough më 8 dhjetor.

- Advertisement -

Pasi shijuan ushqimin e tyre, ata gjetën veten në një situatë të vështirë, kur u ishte thënë se nuk mund të paguajnë me kartelë banke.

Treshja pastaj nxituan për të kërkuar një bankomat, por të rinjtë, të cilët nuk ishin nga zona, shpejt e kuptuan se treni i fundit i tyre ishte gati të largohej, transmeton telegrafi.

Të hutuar, ata u futën në stacionin më të afërt të trenit dhe më pas harruan rreth faturës për ushqimin e tyre.

Për fat të mirë për pronarin Kilimandjaro, Apollo Apollinaire, fatura e tyre nuk ishte shumë e shtrenjtë dhe kështu ai kishte vendosur të mësonte nga ky gabim.

Duke folur për mediat e huaja, ai kishte thënë: Përjetova një përvojë të keqe. Zakonisht njerëzit nuk dalin të kërkojnë si një grup për një bankomat. I thash stafit tim që tjera herë të mos lejojnë që të gjithë klientët të largohen, pa e paguar faturën”.

Megjithatë, pikërisht kur pronari mendoi se kishte humbur besimin në njerëzit, në adresë së tij vjen një zarf, brenda së cilës gjendeshin një letër dhe 40 funte.

Në letrën që ishte nga tre të rinjtë ishte shpjeguar pikërisht se çfarë kishte ndodhur dhe pse ata nuk u kthyen në restorant.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz