Real Madrid dhe Barcelona do ta zhvillojnë sonte përballjen e tyre të dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.
Madrilenët janë në avantazh, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat, 1:1, andaj do të tentojnë që ta mbajnë këtë përparësi.
Leo Messi ishte pushuar në pjesën e parë të përballjes në Camp Nou, por sonte ai do të luajë që nga minuta e parë, e që është lajm i keq për Real Madridin, i cili shpresonte deri ne fund per mospjesmarrje te tij.
Te katalonasit është rikthyer edhe Samuel Umtiti, pas një kohe të gjatë nga lëndimi që kishte vuajtur, por që ata do të jenë pa Athur Melon.
Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave për ndeshjen e dytë:
Real Madrid XI: Navas; Reguilon, Varane, Ramos, Carvajal; Casemiro, Modric, Kroos; Vinicius, Benzema, Bale.
Barcelona XI: Ter Stegen; Alba, Umtiti, Pique, Semedo; Busquets, Rakitic, Alena; Dembele, Suarez, Messi


