BallinaLajmePolicia e arreston hajnin e Podujevës, kishte kryer vjedhje në një shkollë

Policia e arreston hajnin e Podujevës, kishte kryer vjedhje në një shkollë

Të ngjajshme

Arrestohet burri nga Podujeva, sulmoi dhe kërcënoi me thikë gruan

Një rast i dhunës në familje është raportuar...

​Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është...

Konfiskohet sasi e konsiderueshme djathi pa dokumente në Leposaviq

Në fshatin Sharpejl të Leposaviqit, më 29 mars 2026...

Policia nga rajoni i Podujevës ka arritur që ta arrestojë hajdutin e cili para disa kohëve kishte vjedhur në shkollën ‘Zenel Hajdini”, në fshatin Lupq të këtij qyteti.

Personi I identifikuar është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë që atij i janë konfiskuar sendet e raportuar më herët si të vjedhura.

Sendet e konfiskuara nga policia, sot u janë kthyer në pronësi të shkollës fillore në Lupq.

“Dje ma datë 25.02.2019 stacioni policor Podujevë, respektivisht njësia e hetimeve pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar për rastin Vjedhje e Rende e raportuar kohë më parë në shkollën fillore ,,Zenel Hajdini’’ në fsh. Lupq-Podujevë”, thuhet në njoftimin e policisë.

E ndërkohë, i arrestuari sipas policisë kishte vjedhur një aparat i fotokopjes, një shtepizë kompjuteri, një monitor, një bateri UPS, një karrige lëvizëse e lëkurës si dhe një modem i ëi-fi-së.

“Personi I identifikuar është arrestuar, gjatë procesit të hetimit në vazhdim, janë gjetur dhe konfiskuar sendet e raportura më herët si të vjedhura. Sendet e konfiskuara nga policia, sot u janë kthyer në pronësi të shkollës fillore në Lupq. Personi i arrestuar me urdhër te Prokurorit të shtetit është ndaluar nën masën prej 48 h, ndërsa dy persona , njëri gjendet në arrati ndërsa tjetri person është liruar në procedurë të rregullt me urdhër Prokurorit të shtetit”, kanë sqaruar zyrtarë të policisë në rajonin e Podujevës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz