back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePadrejtësia që pronari ia bëri 19'vjeçarit nga Mitrovica, e largoi nga puna...

Padrejtësia që pronari ia bëri 19’vjeçarit nga Mitrovica, e largoi nga puna veç se pati grip

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

19 vjeçari Alban Isufi nga Komuna e Mitrovicës u detyrua të lë shkollën e mesme, në mënyrë që të punojë që t’ia lehtësojë sado pak familjes barrën financiare. Për 11 orë në ditë, ai merrte 200 euro pagë, derisa një ditë, i njëjti u sëmurë nga gripi sezonal dhe pa asnjë paralajmërim, për një ditë mungesë në punë, ai u zëvendësua me një person tjetër, raporton Express.

Në një rrëfim për Express, Albani po deklarohet se kishte punuar çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 19:00, pa kontratë të punës, në një market ku shiten produkte deri në gjithçka 1 euro.

Përmes disa mesazheve që i njëjti ka nisur për Express, bëhet e ditur biseda që i njëjti ka pasur me pronarin e marketit, të cilin e kishte lajmëruar paraprakisht se nuk mund të dilte atë ditë në punë.

Të nesërmen ndërkaq, kur 19’vjeçari e kishte lajmëruar pronarin se do të kthehej në punë, ai i kishte thënë se nuk kishte nevojë pasi që e kishin zëvendësuar me dikë tjetër, pa i dhënë asnjë sqarim më parë.

I njëjti po deklarohet se kishin punuar nga 11 orë në ditë, me vetëm një ditë pushim (të dielën) dhe pa kontratë të punës./Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz