Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Fratar të Mallakastrës. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se një automjet ka dalë rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Tre prej të plagosurve, Grisel Aliaj, 28 vjeç nga Saranda, Ardit Manaj, 22 vjeç nga Tepelena, Uranie Kafexhiu, 33 vjeçe nga Saranda janë më rëndë dhe janë nisur drejt kryeqytetin ndërkohë Aldo Mali, 33 vjeç nga Berati vazhdon të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit.
Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti si dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.
(m.k/BalkanWeb)