back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeShitet toka në Polac, Makermal, Polluzhë, Mikushnicë e Çitak të Skenderajt nga...

Shitet toka në Polac, Makermal, Polluzhë, Mikushnicë e Çitak të Skenderajt nga Agjencia e Privatizimit

Të ngjajshme

Goditje për Real Madridin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Trent Alexander-Arnold do të mungojë për rreth dy muaj...

Klodi nuk e duron Beniten: “Flet kot”

Kushtrimi, Klodiani dhe Benita kanë vazhduar edhe sot me...

Murati tregon shumën e kursimeve të qytetarëve nëpër bankat komerciale

Ministri në detyrë i Fiancave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

Të gjithë ata që janë të interesuar për të blerë toka bujqësore në rajonin e Mitrovicës, këtë mund ta bëjnë duke marrë pjesë në tenderët e privatizimit që zhvillon Agjencia Kosovare e Privatizimit. Në valën e fundit të shitjeve ShAL 44, gjenden edhe toka të shumta bujqësore të ndërmarrjes të ndryshme shoqërore që janë janë të përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe për zhvillimin e biznesit.

Sipas AKP-së, në këtë valë aktive mund të konkurrohet për blerjen e një sipërfaqe totale prej 12.18 hektarë tokë bujqësore në pronësi shoqërore që gjendet në fshatin Tërstenik të Drenasit, kurse pronar i tyre mund të bëhet çdo qytetar i interesuar në rast se fiton në garën konkurruese që zhvillohet me zarfe të mbyllura dhe që transmetohet drejtpërdrejt edhe përmes kamerave. Agjencia e Privatizimit e ka ndarë këtë sipërfaqe të tokës në katër tender të veçantë.

Rreth 2 hektarë tokë mund të blihen në fshatin Prelluzhë të komunës së Vushtrisë, ndërkaq për privatizim po këtu është edhe Vetëshërbimi me sipërfaqe 120 metra katrorë. Në fshatin Brojë të Skenderajt janë në shitje rreth 2.5 hektarë tokë bujqësore e përshtatshme për kultivimin e produkteve bujqësore.

Pastaj mund të bleni 3 hektarë prona në Mikushnicë, në fshatin Çitak të Komunës së Skenderajt 1.3 hektarë, në Polac të Ri me sipërfaqe mbi 80 ari, në Lushtë e Polluzhë me sipërfaqe më të vogla. Një parcelë toke me sipërfaqe 2 hektar e 3 ari është në dispozicion për të gjithë blerësit në fshatin Makermal të Skenderajt, kurse në Bivolak të Vushtrisë gjenden afër 2 hektarë tokë bujqësore. Ka tokë për blerje edhe në Vitak të Seknderajt, pastaj në Klinë të Epërme, në Prellovc, në fshatin Resnik, të Vushtrrisë, 1.2 hektarë në fshatin Polluzhë të Gllogocit, poashtu për shitje ka tokë edhe në fshatin Gllanasellë mbi 70 ari etj.

Blerësit mund të konkurrojnë për njërin nga këto toka apo mund të konkurrojnë për më shumë asete. Gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes dhe zbulimit të çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë, në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë. Ofertat duhet të dorëzohen me datën 27 shkurt të këtij viti në zarfa të mbyllura në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë. Zyrtarët e AKP-së thonë se për më shumë informata të interesuarit mund ta vizitoni web faqen: www.pak-ks.org.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz