back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeEmërohet pasuesja e Jonuz Salihaj

Emërohet pasuesja e Jonuz Salihaj

Të ngjajshme

I shqiptuan gjobë, prishtinasit sulmojnë dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, të...

Kamenicë: Varri dëmtohet nga persona të panjohur, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kamenicë, të...

Analisti i ekonomisë paralajmëron rritje të çmimeve me ardhjen e mërgatës në Kosovë

Analisti i ekonomisë, Arton Muhaxheri, ka paralajmëruar se vendi...

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  ka emëruar sot drejtoreshën e re të Arsimit.

Shpresa Shala është emëruar në këtë post që më parë udhëhiqej nga Jonuz Salihaj.

Ahmeti ka bërë të ditur se Shala deri më sot ka qenë drejtoreshë e Shkollës ‘Xhemail Mustafa’ në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Shala ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë.

Postimi i plotë:

Sot kam emëruar Znj. Shpresa Shala si drejtore të arsimit në Komunën e Prishtinës. Znj. Shala deri më sot ka qenë drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë, si dhe bashkëpunimin me Këshillin e Prindërve. Edhe më me rëndësi, shkolla ka treguar rezultate në suksesin e nxënësve. I urojmë suksese në punën e mëtutjeshme në menaxhimin e arsimit në komunën tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz