back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëErmali nga Mitrovica u vra 2 vjet më parë, tani i vdes...

Ermali nga Mitrovica u vra 2 vjet më parë, tani i vdes babai në rrethana të dyshimta

Të ngjajshme

Kina rrit praninë detare në Azi me mbi 100 anije

Kina po vendos një numër të paprecedentë anijesh luftarake...

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Rrustem Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike dhe paraja publike nuk është karrem për vota

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Emilija Rexhepi nuk komenton vendimin e KQZ-së për Listën Serbe

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka refuzuar...

Ministrja Gërvalla udhëton për në Vjenë

Me ftesë të Ministres Federale për Punë Evropiane dhe...

Mbrëmjen e djeshme, Mursel Kamberaj, u gjet i vdekur në një tunel në Mitrovicë. Vdekja e tij po cilësohet si e dyshimtë nga organet kompetente dhe trupi i tij tashmë është dërguar për obduksion. Murseli, ishte babai i Ermal Kamberajt, i cili u vra dy vite më parë në një lokal në Mitrovicë. I dyshuari për vrasjen e Ermalit ka disa muaj që është ekstraduar nga Belgjika për në Kosovë, nën dyshimet se ka kryer këtë krim.

Mursel Kamberaj, është gjetur i vdekur mbrëmë në një tunel në Mitrovicë rreth orës 20:00. Vdekja e tij po cilësohet si e dyshimtë nga organet kompetente.

Për Gazetën Express kanë folur nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës për këtë rast, dhe kanë treguar se trupi i tij tashmë është dërguar për obduksion. Si dhe, shkaqet e vdekjes, do të merren vesh pasi të kryhen analizat në obduksion.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që trupi i të ndjerit është dërguar në obduksion, dhe pas ardhjes së rezultateve do të dihen shkaqet e vdekjes së të ndjerit”, ka thënë në një përgjigje për Express, Valon Preteni, zëdhënësi për media i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Policia e Kosovës dje ka konfirmuar se viktima është gjetur i shtrirë në tokë në afërsi të një tuneli në Mitrovicë dhe është konstatuar se ai ishte rreth 64 vjeçar.

Varrimi i Mursel Kamberaj do të bëhet nesër (e martë) nga ora 12:00 në varrezat e fshatit Shipol.

Në maj të vitit 2017, djali i tashmë të ndjerit, Ermal Kamberaj ishte vrarë në një lokal ku ushtronte pozitën e menaxherit.

24-vjeçari, Ermali, dyshohet se u vra nga Sadik Bajrami, 38 vjeç, nga Shipoli i Mitrovicës. Ai u qëllua me 3 plumba në kraharor.

Vrasja e të riut që ndodhi në natën e 5 majit rreth orës 21:30 në lokal, fillimisht u tha se ndodhi për shkak të një rezervimi të një tavoline, mirëpo ky version nuk është thënë zyrtarisht.

Në një dokument të policisë, ku ishte shpallur në kërkim Sadik Bajramin, që dikur quhej Arton (e ka ndërruar emrin në Sadik), thuhet se i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur nga vendi i ngjarjes, kështu duke kërkuar nga qytetarët që nëse hasin në këtë person, ta lajmërojnë menjëherë njësitin e Hetimeve Rajonale në Mitrovicë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Sadik Bajrami u ekstradua nga Belgjika për në Kosovë, pasi për të ishte lëshuar fletarrest për shkak të dyshimit për vrasjen e 24-vjeçarit, Ermal Kamberajt./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz