back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaJetëSi të qetësoni në kushte shtëpie mishrat e gjakosur; ja 5 përbërësit...

Si të qetësoni në kushte shtëpie mishrat e gjakosur; ja 5 përbërësit natyralë

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Mishrat e gjakosur janë kryesisht rezultat i gingivitit,një sëmundje e zakonshme e mishrave të dhëmbëve. Por, gingiviti është vetëm një fazë e hershme e sëmundjes së mishrave dhe është e plotësisht e shërueshme edhe në kushte shtëpie, ndaj mos e lini të agravojë deri në pikën ku mund të rrezikoni rënien e dhëmbëve.

Nëse simptomat tuaja vazhdojnë pavarësisht nga përdorimi i këtyre përbërësve natyrale në shtëpi,kërkoni ndihmë nga një stomatolog.

1.Aloe Vera
Xheli apo lëngu i aloe verës që mund të blihet edhe në dyqan përmban enzima antibakteriale që ndihmojnë dhe përshpejtojnë procesin e shërimit të mishrave të gjakosur të dhëmbëve . Bëni gargar tre herë në ditë me lëngun e aloe verës e do të shihni përmirësime shumë më shpejt nga se keni menduar.

2.Sodë buke
Bëni një paste duke përdorur ujë dhe sode buke. Masazhoni përzierjen në mishrat e dhëmbëve para se të lani dhëmbët. Alkaliniteti i sodës së bukës ndihmon në neutralizimin e aciditetit të shkaktuar nga bakteret në mishrat e dhëmbëve.

3.Lëng boronicë
Boronica përmban anthocyanins dhe acide fenolike, të njohura për fuqinë anti-mikrobike! Pirja e lëngut të boronicës ndihmon në eleminimin e baktereve përgjegjëse për gingivitin apo problemet e tjera me mishrat e dhëmbëve.

4.Mjaltë
Vendosni pak mjaltë në mishrat e gjakosur dhe lëreni për disa minuta.  Mjalti ka veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale që ndihmojnë në shërimin e mishrave të gjakosur. Përsëriteni këtë gjë disa herë në ditë

5.Gargar me ujë të kripur
Kripë ka veti antiseptike dhe anti-inflamatore e ndihmon në qetësimin  e ënjtjes dhe infeksioneve që shkaktojnë mishrat e gjakderdhjes. Përzieni një apo dy lugë kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe bëni gargar të paktën 2-3 herë në ditë. Living

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz