BallinaLajmeHaradinaj stopon ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh

Haradinaj stopon ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh

Të ngjajshme

Irani pretendon se ka goditur aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln

Ushtria iraniane pretendon se raketat e saj lundruese goditën...

“Shumë e mbyllur, shumë e hapur”/ Enca provokon ndjekësit

Enca Haxhia ka provokuar ndjekësit me fotografitë e fundit. Artistja...

Dardanët e zhvilluan stërvitjen e fundit para nisjes drejt Bratisllavës

Kombëtarja e Kosovës i ka kompletuar sot përgatitjet e...

Në gjurmët e babait, djali Ronaldos stërvitet në Madrid

Djali i Kristiano Ronaldos, Kristiano Zhunior është duke u...

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar ndërprerjen e procedurave të projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh.

Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth këtij projekti, Haradinaj tha se ka kërkuar nga Ministria përkatëse që të ndërpres të gjitha procedurat e mëtejshme, transmeton Indeksonline.

 

 

Hardinaj theksoi se projektet, të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë.

Postimi i plotë:

Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, nga Ministria e linjës kam kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e impaktit të këtij projekti në mjedis. Projektet, të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zones së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë.

RH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz