BallinaLajmePagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës sipas Ligjit për Paga (Dokument)

Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës sipas Ligjit për Paga (Dokument)

Të ngjajshme

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Ndue Përgjokaj largohet nga KF Dukagjini pas barazimit me Prishtinën e Re

Klubi i futbollit KF Dukagjini dhe trajneri Ndue Përgjokaj...

City me dy gola të shpejtë, O’Reilly i shënoi të dytë

Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës...

Irani arreston 25 persona për dyshime se kanë bashkëpunuar me SHBA dhe Izraelin

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se 23 persona...

Pas shumë ankesave lidhur me Ligjin për Paga, ky ligj hyri në fuqi automatikisht, pasi që presidenti Hashim Thaçi nuk ia kthej mbrapa Kuvendit të Kosovës.

Ligji për Paga, ka rregulluar pagën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ky sipas këtij ligji koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1.

Sipas ligjit vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Mbi bazën e këtij Ligji të cilin e ka siguruar Telegrafi, rritje kanë përfituar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Në kuadër të tyre pagën më të lartë pritet ta ketë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili në bazë të koeficientit 8 do ta ketë pagën 1,912, pasuar nga  zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili  do ta ketë pagën 1,553.50 euro, ndihmësdrejtori  me 1,434.

Ata që kanë gradën kolonel dhe nënkolonel në Policinë e Kosovës, do të marrin pagë nga 1,195 dhe 1,087.45 euro. Majorët dhe Kapiteni në PK, do të marrin pagat nga 932.10 euro dhe 717 euro, raporton Telegrafi.

Personat që kanë gardën toger në Policinë e Kosovës sipas koeficientit do të marrin pagë 650.08 euro, reshteri do të përfitoj pagë prej 573.60 euro.

Polic i Lartë në PK sipas Ligjit për Paga do të ketë pagë 525.80 euro, polici do të marrë 478 euro, polici i ri 454.10 euro dhe kadeti policor 239 euro.

Sipas nenit 34, ky Ligj hyn në fuqi nëntë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz