Reims ka rrëmbyer pikët e plota në udhëtim te Montpellier dhe merita për këtë fitore ka shumë Arbër Zeneli.
Talenti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka vazhduar me formën e mirë në Francë, shkruan Gazeta Express.
Në ndeshjen e parë si titullar me klubin e ri Reims, Zeneli ka gjetur golin, të parin personal në Ligue 1 që pas transferimit nga Heerenveen, derisa ka asistuar njëherë.
Fillimisht, Zeneli asistoi për Oudin, i cili shënoi golin e barazimit. Ndërsa ai shënoi personalisht për rezultatin 2-1 nga pika e bardhë me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47’, teksa në fund ekipi i tij triumfoi 4-2.
Kjo fitore ka bërë që Reims të ngjitet në pozitën e gjashtë me 41 pikë të grumbulluara dhe gëzimi ishte i papërshkrueshëm, menjëherë pas ndeshjes, nisi festa në dhomat e zhveshjes.
23-vjecari ka nisur për mrekulli aventurën në Francë. Pas katër ndeshjeve, ai numëron 2 asiste dhe një gol – sinjale se mund të shndërrohet në një lojtar kyç për skuadrën e Reims. /Gazeta Express/


