back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportA do të festojë Maliqi nëse i shënon Feronikelit?

A do të festojë Maliqi nëse i shënon Feronikelit?

Të ngjajshme

- Advertisement -

Behar Maliqi, i njohur si ‘truri’ i Llapit, për shkak të paraqitjeve të tij elegante në fushë, është i ftuar në emisionin “Favorit” të T7 ku po diskutohet për derbin e së dielës, mes Feronikelit dhe Llapit.

Për Maliqin do të jetë një ndeshje shumë speciale, pasi luan kundër skuadrës fanellën e të cilës e ka veshur për katër vite dhe ka fituar shumë trofe.

Ai ka treguar në emisionin “Favorit” se nuk do të festojë nëse i shënon gol ish-skuadrës, edhe pse do të ishte gol shumë i rëndësishëm në luftën për titull pas tri skuadra e duan atë dhe diferenca është vetëm ka pikë mes Llapit, Prishtinës e Feronikelit.

“Në Feronikel kam qenë për katër vite, kam enë kapiten dhe i kam diku 8 trofe me Feronikelin. Kam kaluar momente dhe kohë të paharrueshme. Kam marrëdhënie të mira, me kryesinë, me lojtarët dhe po ashtu tifozët. Është një klub që e respektoj sepse kam kaluar kohë të paharrueshme. Pra, nëse shënoj nuk do të festoj, për vitet që i kam kaluar te ai klub, për titujt që kam fituar dhe respektin që kam në veçanti për tifozët”, deklaroi Maliqi.

Klasikja mes Feronikelit e Llapit, e vlefshme për xhiron e 19 në Ipko Superligë, do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz