back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaSport​Majlinda Kelmendi, një hap më afër medaljes së artë në Grand Slamin...

​Majlinda Kelmendi, një hap më afër medaljes së artë në Grand Slamin e Gjermanisë

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...
- Advertisement -

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka fituar ndeshjen e parë, në kuadër të rrethit të dytë, në Grand Slamin e Dusseldorfit, në Gjermani.

Majlinda e mposhti në këtë rreth xhudisten gjermane, Verna Thumm, me ippon, në kategorinë e peshave -52 kilogramëshe. Me këtë fitore, kosovarja i afrohet medaljes së dytë të artë për këtë vit, raporton Gazeta Express.

Pas shortit të hedhur dje, xhudistja pejane e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë i ra shorti me gjermanen Thumm, e cila po ashtu kaloi tutje pa luftë.

Në rrethin e tretë, xhudistja pejane do të përballet me brazilianen Eleudis Valentim.

Kjo është gara e dytë e xhudos që Kelmendi është duke e zhvilluar këtë vit, pasi që pushoi në Grand Slamin e Parisit. Në garën e parë, në Grand Prixin e Tel Avivit, ajo e kishte fituar medaljen e artë.

Majlinda është garuesja e vetme po e përfaqëson Kosovën, pasi xhudistët tjerë, Akil e Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka, pushuan.

Këtë formë të mirë, xhudistja pejane do të tentojë ta shfaqë edhe në ndeshjet e radhës, në Grand Slamin e Gjermanisë, ku marrin pjesë 683 garues nga 97 shtete. Grand Slami është i vlefshëm për pikë Olimpike Tokio 2020. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz